Për të kontrolluar situatën, të paktën 3-herë më shumë teste…!

0
114
Nga Kastriot Islami

1. OBSH rekomandon që për të pasur nën kontroll menaxhimin e situatës sanitare të shkaktuar nga COVID-19 duhen 10-30 teste ditore RT-PCR  për cdo rast ‘pozitiv’. Por ajo që përbën dhe duhet të jetë një orientim për Shqipërinë është se në të gjithë vendet e BE ky parametër është  shumë i lartë, madje mbi shifrën 30.

2. Në disa nga vendet e zhvilluara, në korrik 2020, janë kryer për çdo rast pozitiv: i) në Itali 218,2 teste ditore, ii) në Gjermani-203,8 teste ditore; iii) në Britaninë e Madhe-168,5 teste ditore; iv) në Francë-91,3 teste ditore; v) në Spanjë 38,6 teste ditore; vi) ne Rusi – 11,8 teste ditore dhe vii) në SHBA – 11,8 teste ditore…Në vendet e Azisë Jugore, Amerikës Jugore dhe Afrikës sasia e testeve ditore për çdo rast pozitiv ka qenë nën shifrën 10…

3. Në Shqipëri sasia e testeve ditore RT-PCR është, edhe në mesin e verës, në korrik 2020 (shih grafikun) shumë e ulët… Në Vendin tonë janë kryer deri më sot vetëm 3 deri në 8 teste në ditë për çdo rast pozitiv… Këto janë jo vetëm të pamjaftueshme por edhe shumë të pakta për të mbajtur nën kontroll pandeminë që gjatë kësaj verë është rënduar në Shqipëri, po ti referohemi edhe numrit të lartë të infektimeve ashtu edhe shifrave të frikshme të vdekjeve…Këto teste duhet të jenë të paktën 3 herë më të larta sesa ato që zhvillohen aktualisht, pavarësisht rritjes së pamjaftueshme të ditëve të fundit që është larg kriterti të OBSH dhe shumë larg ‘dyshemesë’ së vendeve të BE…

4. Kjo praktikë është rekomanduar/aplikuar për të kontrolluar më mirë situatën e pandemisë, sidomos kur vendet e zhvilluara dhe/ose të pajisura me strategji e programe të qarta për menaxhimin e krizës covid-19, aplikuan masa lehtësuese për të shkruar drejt normalitetit e shpëtuar ekonomitë e tyre nga kolapsi, dhe veçanërisht kur vunë re rritje të rasteve të infektimeve dhe vdekjeve, që në disa vende i cilësuan si ‘valë e dytë’.

Madje në këto vende që përgatiten të hapin shkollat në shtator po merren masa për testime masive me numër shumë të lartë sesa deri më sot, përndryshe rrezikohet që situata të dalë jashtë kontrollit…

5. Në Shqipëri, kjo situatë me afrimin e dimrit dhe me hapjen eventuale të shkollave mund të rëndohet dhe gjendja në spitale të dalë jashtë kontrollit…kjo do të ishte katastrofike sepse kudo po ngrihet shqetësimi që numri i lartë i vdekjeve lidhet kryesisht me mbingopjen e spitaleve e pamundësinë për të ofruar shërbimin adekuat për trajtimin e kësaj sëmundjeje…

6. Të gjithë ekspertët rekomandojnë: Sa më shumë TESTIME RT-PCR po pa harruar Testet SEROLOGJIKE… Metodikë dhe organizim adekuat për GJURMIMET…

Në mënyrë që të ndiqet dhe mbahet nën kontroll menaxhimi i situatës sanitare…dhe të mos lejohet që sistemi të bjerë në kolaps apo ndonjërit ti shkojë mendja te ri-izolimi apo ri-karantinimi?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here