Tabaku: Zall-Herri i harruar dhe izoluar ka nevojë për një frymë të re dhe normalitet

0
128

Nga Jorida Tabaku

Sot isha në fshatin e bukur të Zall-Herrit, i harruar ndonëse pjesë e Tiranës, i injoruar nga një pushtet që mendon për liderët vendorë si feudalët e dikurshëm. Banorët e Zall-Herrit, Qinamit dhe Kasallës të cilët pata mundësi t’i takoj shprehnin një pakënaqësi deri në duf ndaj një regjimi që i ka lënë si në mesjetë.

Liderët vendorë i trajtojnë si skllevër duke i parë nga duart dhe jo duke u zgjidhur hallet. Prandaj sot në vitin 2020 këtyre zonave i mungon rruga, uji i pijshëm dhe i ujitjes, ndërsa vendi vuante papunësinë që po shndërrohet në shkakun kyç për boshatisjen e fshatit. Familje të vjetra që kanë votuar qeverisjen socialiste në pikën e hallit që vuajnë për bukën e gojës sepse një furgon nuk mban dot një familje, toka e lënë e thatë sepse nuk ka ujë ndërsa asnjë përfaqësues i qeverisë nuk kujtohet për ato.

Historia e Zall-Herrit është ajo e çdo katundi në Shqipëri, nuk punohet bujqësia por skllavërohen qytetarët nga administratori për një ndihmë sociale prej 17 mijë lekësh. Fëmijët nuk kanë asnjë shpresë vetëm se të emigrojnë, pasi ndjehen të shpërfillur, grantet e bujqësisë për arrorët janë dhënë për herë të fundit përpara viti 2013. Pjesa tjetër rri dhe pret nën diellin përvëlues ndërsa përballet me fatkeqësinë e një keqqeverisje të qëllimshme.

 

Shqipëria dhe shqiptarët e kanë një mundësi. Mbi të gjitha këto banorë e kanë një shpresë dhe një shans që jetët e tyre t’i ndryshojnë përmes një normaliteti që do të funksionojë në favor të tyre dhe jo feudalëve lokalë. Ato grante dhe subvencione që ato kujtojnë me mall do të jenë të pranishme që në buxhetin e parë të PD-së dhe opozitës në qeverisje. Beteja e Partise Demokratike është për t’i shërbyer shqiptarëve me një qeverisje normale që do t’u shërbejë atyre dhe Shqipërisë.

Ditë më të mira do të vijnë edhe për to, si për çdo shqiptar që jetën e ka lidhur ngushtësisht me këtë vend. Beteja e Partise Demokratike është per taksa të ulëta, një politikë të re pro-biznes dhe në favor të ekonomisë shtëpiake të shumicës së shqiptarëve. Një Shqipëri që punon!

  • Fotografia e Jorida Tabaku
  • Fotografia e Jorida Tabaku
  • Fotografia e Jorida Tabaku
  • Fotografia e Jorida Tabaku
  • Fotografia e Jorida Tabaku
Fotografia e Jorida Tabaku

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here