Detaje të reja vijnë nga Patosi ku është zbuluar identiteti i personit të plagosur me armë zjarri.
Pas plagosjes së 31- vjeçarit Klajdi Sulo në afërsi të fushës së sportit, në rrethana ende të paqarta, janë shoqëruar dy persona në komisariat.
Mendohet se dy personat e shoqëruar kanë dijeni mbi ngjarjen.
31- vjeçari Klajdi Sulo është parë ditën e sotme të lëvizë shpesh me automjetin e tij nëpër Patos, ndërkohë që të shtënat kanë ndodhur ekzakt në të njëjtin vend si 4 muaj më parë.
Ngjarja e asojkohe nuk u zbardh dot dhe nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.