Italia nxjerr dekretin për shtetet që duhet të paraqesin rezultatin negativ të tamponit

0
104

Qeveria italiane ka vendosur që të gjithë ata persona që hyjnë në shtetin italian nga Malta, Spanja, Greqia dhe Kroacia duhet të paraqesin testin me rezultat negativ për Covid-19.

“Sikurse ndodhi edhe me udhëtarët që mbërritën në aeroportin e Perugia-s me fluturimin e sotëm nga Shqipëria, ora 14:00, ekipet mjekesore italiane të vendosura në aeroport u kryen pasagjerëve tamponin falas, si dhe procedurat e tjera përfshirë deklarimin e të dhënave personale në një formular të posaçëm. Përgjigja e tamponit do të dërgohet pas 48 orësh. Gjatë kësaj periudhe të gjithë qytetarët janë të detyruar të kryejnë karantinimin/izolimin në banesën e tyre në pritje të rezultatit”, njofton Ministria jonë e Jashtme. Por ministria e shendetsisë së Italisë nuk ka vendosur asnjë kontroll për Shqipërinë. Nuk dihet se ku e ka marrë informacionin Ministria e Jashtme Shqiptare.

Me qëllim parandalimin e situatave problematike në regjimin e lëvizjeve të udhëtarëve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tregon listën e shteteve me rregullat përkatëse si më poshtë:

Në këtë hapësirë, mund të aksesoni informacionin për shtetin ku doni të lëvizni, kriteret përkatëse dhe procedurat e ligjshme që duhen plotësuar nga ana juaj, për të realizuar kalimin në shtetin tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here