Situata në Kakavijë, Biberaj: Qëndrim racist nga qeveria greke, të bëhet presion si Turqia

0
132

Anëtari I kryesisë së PD Aleksandër Biberaj, shprehet se per situaten e krijuar ne Kakavije ka një qëndrim racist nga ana e qeverisë greke.

Në një lidhje përmes Skype për ‘Ora News’, Biberaj tha se data 16 gusht e vendosur nga Greqia si dita e fundit ku qytetarët nuk do futen në karantinë, është i qëllimshëm.

Aleksandër Biberaj: ”Sportelet duhet të shtohen. Mendoj se ka dhe një qëndrim racist nga ana e qeverisë greke. Nuk është herë e parë që qytetarët shqiptarë ndeshen me situata të tilla. Ka 30 vite që në momente të caktuara ku ne kemi nevojë për humanizëm nga ana e Greqisë, ata përgjigjen me të kundërtën e humanimzit. Mendoj që  është një qëndirm i pastër racist, sepse nëse data 16 ishte një vendim, mund të shtyhej sepse shqiptarët nuk do shkojnë aty për të dërguar koronavirusin. Mendoj se është një qëndrim i qëllimshëm.”

Sipas Biberajt, Greqisë i duhej bërë presion ashtu sikur Turqia, sepse jemi vend anëtar i NATO-s.

Aleksandër Biberaj: ”Pandemia nuk ka lindur sot, ka muaj, kështu që duheshin marrë masa paraprake. Mendoj se nu ka asnjë lloj negociate dhe presioni. Në raste të tilla patjetër duhet t’i bësh presion. Përfshirë edhe presionin si vend anëtar të NATO-s, sepse si ne deh Greqia jemi anëtarë. Duhej negociuar me drejtuesit kryesore të NATO-s dhe Bashkimit Europian. Aty rrezikohet një katastrofë humanitare. Njerëzit janë shumë të stresuar, mund të humbasin vendet e punës. Në këto kushte askush nuk po merr masa. Presion siç i bëri Turqia. Ne i kemi parë grekët sesi sillen me Turqinë dhe si sillen me ne. Ka 30 vite që shpitarët janë kontribut në Greqi, e kanë thënë vetë grekët, dhe duhen falenderuar, por qëndrimi zyrtar ka qenë racist.”

Për Biberjam situata në Kakvijë është tragjike, dhe se qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.

Aleksandër Biberaj: ”Është  me të vërtetë një situatë tragjike e cila ka 3-4 ditë që po ndodh, ku fatkeqësisht nuk kemi pasur asnjë reagim të qeverisë. Sot kemi pasur edhe një fatkeqësi tjetër, një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën. Natyrisht ndjehet mungesa e shtetit, shteti nuk është prezent. Ata qytetarë shqiptarë janë në mëshirë të fatit. Është fatkeqësi që nuk është kryeministri atje, duhet të jetë presidenti, duhet të jetë e gjithë qeveria, sepse bëhet fjalë për interesin e mijëra qytetarëve shqiptarë, të ndodhur para një situatë të vështirë. Data 16 gusht është dita e fundit ku ata mund të kalojnë në Greqi pa karantinim, ndërkohë që kërkohet edhe testi Covid-19. Janë elementë të cilët mund të negocioheshin fare mirë me qeverinë shqiptare. Të paktën, të merreshin masa për të shmangur pjesa e tragjedisë që po ndodh, e vuajtjes së tyre, nuk kanë pasur ujë, ushqim, gjërat elementare. Ka nevojë për masa konkrete dhe jo për konferenca shtypi. Kryeministri duhej të ndërpriste pushimet dhe të komunikonte me kryeministrin e Greqisë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here