Pampuri publikon deklaratat nga spitalet Covid: Sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona! Sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët….

0
74

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, publikon deklarata nga spitalet Covid në vend, ku qytetarët thonë se i blejnë vetë të gjitha, nga ushqimet e deri te respiratorët.

Mesazhi i Pampurit:

Pandemia nga COVID ka shfaqur para syve të të gjithëve sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë, sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët. Kontrasti mes propagandës së qeverisë dhe realitetit është i jashtëzakonshëm.

Kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë flasin për spitale si në Zvicër, por qytetarët në hall në dyert e spitaleve teegojnë të vërtetën e dështimit të “shëndetësisë falas”. Ata blejnë vetë nga ushqimi i përditshëm deri tek respiratorët.

Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë. Shqipëria është ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore dhe një nga vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja.

Pamjet flasin vetë. Qytetarët vs kryeministri në ikje. ?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here