Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko do të bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmin e bën të ditur “Prive.al” duke sjellë edhe një foto të Elitës me barkun e rrumbullakosur.
Nga pushimet me familjen në jug të Shqipërisë, Elita ka pozuar me një fustan të bardhë teksa barku i rrumbullakosur duke qartë dhe dëshmon se moderatorja duhet të jetë rreth muajit të katërt të pritjes së ëmbël.
Të njëjtën foto Elita e ka postuar në Instastory, por duke e fshehur barkun.