Dëshmia për aksidentin fatal në Kakavijë: Ishte me shpejtësi të madhe…e vrau djalin para syve tanë

0
106

Detaje të tjera janë raportuar rreth aksidentit të ndodhur sot paradite në Kakavijë. Një dëshmitar që ka parë të gjithë ngjarjen e rëndë është shprehur për Fax News se ambulanca lëvizte me shpejtësi.

Ishte me shpejtësi, ambulanca ishte bosh, skandal i zotit, skandal i zotit”, u shpreh dëshmitari okular i ngjarjes.

Ndërsa një tjetër është shprehur se: “E vrau djalin para syve tanë, e mori zvarrë djalin, ne na hodhi në kanal, djalin e shtypi e vrau, po rrinte me të ëmën në hije. Ishte para nesh, na e vranë para syve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here