Dalin detaje nga aksidenti në Kakavijë/ Përplasi për vdekje 14-vjeçarin, ambulanca ishte me shpejtësi…

0
251

Një fëmijë ka humbur jetën këtë të shtunë në Kakavijë, pasi është përplasur nga një ambulancë. Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që djali 14 vjeç ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.

Në dëshmitë e siguruara nga Abc News, qytetarët të cilët ndodhen në radhë për të kaluar në anën tjetër të kufirit, theksojnë se ambulanca ishte me shpejtësi të madhe.

“Ishte me shpejtësi të madhe pasi nuk mund të ndodhë që kofka e saj të shtrembërohej nga një fëmijë:”, është shprehur një nga qytetarët që ndodhej në vendin e ngjarjes.

Ndërsa një tjetër thekson se me atë shpejtësi që ishte ambulanca mund të vriste dhe shumë të tjerë,

“Nëse do të futej do të vriste 20-30 veta. Polici bënte shaka me popullin sot në mëngjes”, ka thënë ai.

Ndërkohë një tjetër qytetare thote se ambulanca ishte bosh në momentin e ngjarjes së rëndë.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Abcnews.al, përplasja ka qenë e fortë duke mos i lënë asnjë shanc fëmijës për të shpëtuar.

Ai është përplasur nga pjesa e majtë e automjetit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here