COVID-19 dhe ngrohja globale/ Merkel paralajmëron përkeqësim të situatës humanitare në botë

0
82

Ditën e sotme, kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi për një përkeqësim të mëtejshëm të situatës humanitare në të gjithë botën, duke vlerësuar se pandemia e koronavirusit të ri dhe ngrohja globale, ka të ngjarë të çojnë në urgjenca të mëtejshme.

“Ne duhet të supozojmë se pandemia dhe ndryshimi i klimës do të ndryshojnë situatën për shumë njerëz në mbarë botën”, shtoi ajo në videomesazhin e saj të përjavshëm.

“Si shtet, është e rëndësishme të mobilizoni sa më shpejt ndihmën humanitare”, vazhdoi kreu i qeverisë gjermane, raporton ATSh.

Si shembuj, Merkel emëroi operacionet nga “Bundeswehr” dhe veprimtarinë e Agjencisë Federale për Ndihmë Teknike (THW) në Liban, pas shpërthimit në portit e Bejrutit.

Gjithashtu, duke përmendur Ditën Botërore të Ndihmës Humanitare, më 19 gusht, kancelarja gjermane theksoi edhe rëndësinë e mbrojtjes së punonjësve të ndihmës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here