Albana Vokshi i përgjigjet Ballës: Gjuhë urrejtjeje përballë të vërtetës…

0
103

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi i është përgjigjur kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, pas reagimit që ai bëri lidhur me videot e shpërndara nga demokratja Orjola Pampuri, për situatën e koronavirusit në vend.

Sipas Vokshit, gjuha e Ballës, është plot urrejtje përballë të vërtetës, dhe fakteve, që shpërndau ish-deputetja Pampuri.

“Është fakt se propaganda shfaq spitale si në Zvicër, ndërsa qytetarët blejnë edhe respiratorë”– thekson Vokshi, duke shtuar se “Shqipëria është sot një zonë e kuqe COVID dhe i izoluar nga Europa, sepse qeveria e Taulant Ballës kishte prioritet vjedhjen me tendera sekretë, jo bërjen e testimeve masive dhe marrjen e masave të tjera për mospërhapjen e virusit”

POSTIMI:

Taulant Balla ka shpërndarë sot një fletërrufe të shkruar nga Edi Rama kundër opozitës dhe me gjuhë urrejtje kundër koleges Orjola Pampuri vetëm pse ajo përballi me fakte të vërtetën e dështimit të qeverisë përballë pandemisë.

• Është fakt që Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë.
• Është fakt që Shqipëria është ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore.
• Është fakt se Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja.
• Është fakt se propaganda shfaq spitale si në Zvicër, ndërsa qytetarët blejnë edhe respiratorë.

Edi Rama dhe surrogati i tij Taulant Balla mund të shajnë e mallkojnë gjithë ditën, por nuk e ndalojnë dot opozitën dhe qytetarët të ngrenë zërin kundër braktisjes dhe padrejtësive të qeverisë.

Shqipëria është sot një zonë e kuqe COVID dhe i izoluar nga Europa, sepse qeveria e Taulant Ballës kishte prioritet vjedhjen me tendera sekretë, jo bërjen e testimeve masive dhe marrjen e masave të tjera për mospërhapjen e virusit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here