Pastrimi i parave, Shqipëria 6 vende më keq/ Tabaku: Rama vepron me skema kriminale

0
135

https://www.facebook.com/543904035697566/posts/3384450778309530/?d=n

Nga Jorida Tabaku

Raporti i sapopublikuar Bazel 2020 e rendit Shqipërinë të parën nga vendet e Ballkanit Perëndimor për mundësitë e arta që ofron për grupet kriminale dhe organizatat terroriste që pastrojnë paratë e tyre.

Ky fakt tronditës është pasqyruar dhe paralajmëruar edhe më herët nga institucione të tjera ndërkombëtare dhe opozita. Por ironikisht, përballë fakteve dhe analizave te miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë qeveria shqiptare nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të miratuar në shtator ligjin për aministinë fiskale dhe penale të parave të pista.

Ndërsa institucionet e rëndësishme ndërkombëtare si MoNEYVAL dhe raporti i Bazel për AML raportojnë se Shqipëria është një vend me rrezik të lartë për pastrimin e parave nuk ka ende asnjë përpjekje sado të vogël nga ana e qeverisë për të shmangur renditjen e Shqipërisë në listat e zeza të ndërkombëtare.

Lufta kundër pastrimit të parave është një nga parakushtet kyçe që duhet të përmbushen nga Shqipëria për të nisur negociatat. Por, mesa duket BE nuk është synimi i Ramës. Ritmet e rritjes së kriminalitetit apo pastrimit të parave, renditja skandaloze në raportet ndërkombëtare janë sinjal i qartë se kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë për qëllim jo integrimin por izolimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Askush më shumë se qytetarët shqiptarë nuk e do dhe përpiqet për të qenë sa më shpejt pjesë integrale e Europës së Bashkuar. Ndaj Edi Rama dhe qeveria e tij ta harrojnë se do të mund të izolojnë vendin dhe shqiptarët. Makthi i tyre për të mbrojtur krimin dhe pastruar paratë e pista nuk mund të jetë makthi i shqiptarëve. Qytetarēt shumë shpejt do të kenë mundësi ti tregojnë me votë vendin këtij pushteti autoritar që e ka zhytur vendin në krim dhe korrupsion galopant.

Çdo skemë kriminale që konsiderohet si frymëmarrje për biznesin dhe që sponsorizohet me lekët e krimit apo drogës e që Rama mendon se mund ti zgjasë pushtetin, po refuzohet nga bizneset e ndershme, nga qytetarët e ndersëm dhe tashmë po denoncohet qartas dhe nga institucionet ndërkombëtare. Asgjë nuk e ndal ndryshimin!

Shqipëria do të jetë aty ku i takon, në Europën e bashkuar! Asnje pushtet autoritaro- kriminal nuk mund ta ndalë dhe pengojë këtë proces dhe përpjekje legjitime të çdo shqiptari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here