Standard.al

Më në fund flasin ekspertët për fenomenin e ëndërrave/ Psikologët shpjegojnë arsyet pse nuk mund t’i bëjmë këto 6 gjëra në ëndërr…

0

Ne ende nuk i kuptojmë plotësisht qëllimet e ëndrrave që shohim, por kjo nuk e ndalon trurin tonë që të vazhdojë të krijojë gjëra të bukura dhe të çuditshme. Por, për disa arsye disa objekte apo veprime nuk shfaqen kurrë në ëndrrat tona.

“Bright Side” zbulon disa shpjegime të papritura në lidhje me këtë fenomen.

Sipas një studimi, vetëm 3.55% e grave dhe 2.69% e burrave shohin një telefon në ëndërr. Kjo mund të lidhet me faktin se telefonat dhe pajisjet e tjera moderne janë shfaqur së fundmi në jetën tonë, prandaj truri ynë nuk është mësuar ende me to.

Sipas Alice Robb, një autoreje të një libri për ëndrrat, arsyeja pse mund të jeni duke parë një telefon në ëndërr mund të lidhet me faktin se po kaloni disa ngjarje intensive në jetë, si për shembull humbja e një personi të dashur.

Disa njerëz thonë se nuk janë të sigurt se ata ose njerëz të tjerë flasin në ëndërr dhe komunikimi mes tyre duket më shumë si një telepati. Pra, ne mund të kuptojmë konceptet dhe idetë teksa jemi në gjumë dhe mund të shprehim veten, por nuk e dëgjojmë tingullin ose nuk shohim dikë duke folur.

E njëjta gjë ndodh edhe me leximin, shkrimin apo me të treguarit. Ne mund të formojmë një ide të përgjithshme, por nuk mund të kuptojmë atë që kemi thënë dhe as mund të kujtojmë momentin kur kjo mund të ketë ndodhur.

Me siguri ju ka ndodhur të shihni të huaj në ëndrrat tuaja. Mund të mos i kujtojmë, sepse ndërveprimi ishte me vend, si për shembull, nëse shohim  një person në një turmë njerëzish ose në disa reklama në TV, ndodh që të mos i kujtojmë në mënyrë të vetëdijshme.

Me siguri kemi provuar të fluturojmë, të vrapojmë, të kërcejmë lart, por duket se këto veprime i bëjmë me lëvizje të ngadalta, pavarësisht përpjekjes tonë. Sipas psikologëve, kjo mund të ndodhë, sepse në gjumë ne e perceptojmë kohën ndryshe.

Teksa flemë, truri sigurohet që muskujt të mos veprojnë sipas asaj që po shohim në ëndërr. Prandaj, kjo ndjesi e lëvizjes së ngadaltë mund të shfaqet, për shkak të ngadalësimit të procesit të sistemit nervor gjatë kohës që flemë.

Pasqyrat dhe reflektimet janë koncepte që lidhen me kureshtjen nëse i shohim në ëndërr. Çështja është se në jetën reale reflektimi shpjegohet përmes ligjeve të fizikës, por ëndrrat udhëhiqen nga kujtimet dhe pavetëdija, prandaj rregullat në jetën e vërtetë nuk mund të aplikohen aty. Prandaj, zakonisht mund të shohim diçka të turbullt në pasqyrë ose mund të shohim një fytyrë të transformuar.

Sipas njerëzve, të shohësh reflektimin tënd në pasqyrë mund të lidhet me faktin se dëshironi që ta shihni veten në një këndvështrim psikologjik, larg asaj në jetën reale. Prandaj, gjërat që shihni në pasqyrë mund të lidhen me ngjarjet në jetën tuaj të përditshme, me vetëvlerësimin, ose me vështirësitë me të cilat po përballeni.

Një ekspert thotë se njerëzit rrallë mund të përjetojnë një “eksperiencë të plotë ngrënieje” në ëndrra dhe ne mund të kujtojmë vetëm se sapo do fillonim të hanim ose sapo kishim mbaruar së ngrëni. Nëse përpiqemi të kujtojmë procesin, mund të hasim probleme në identifikimin e asaj që po hanim ekzaktësisht dhe se ç’shije kishte ky ushqim.

Megjithatë, disa njerëz arrijnë të thonë se ç’shije kishte ushqimi që konsumuan, sepse truri krijon ëndrra duke u bazuar në eksperiencat e jetës së përditshme, ose njerëzit thonë idetë e tyre se si mund të jenë ndjerë në lidhje me disa gjëra që kanë parë. Kështu ushqimi mund të ketë shijen e asaj që ju keni imagjinuar.

be05f91a-2c19-421b-aca5-f7747ed34f044533cfdf-17e5-4b3d-921a-dbf69f56b0b8b9c6bb30-faf7-4f3e-b266-49ed9704ff607a76ff5b-ca52-4682-a3e7-2a53e6bfcb19

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.