Mali i Zi hap kufirin, ja shtetet e rajonit që përfitojnë

0
113

Mali i Zi prej ditës së nesërme do të hapi kufijtë me shtete e rajonin.

Drejtori i shëndetit publik, Boban Mugosha deklaroi ne televizionin ‘Vijesti’ se kufiri do të hapet për vendet e Maqedonisë së Veriut, Bosnje Hercegovinës, Serbi, Kosovë dhe Shqipëri.

Për të hyrë në territoret e Malit të Zi me të gjitha gjasat duhet të kesh kryer testin e PCR ose test serologjik ELESA, deklaroi Mugosha.

Këto vendime vijnë në përputhje me interesin e sektorit të turizmit në vend dhe të gjitha procedurat që do të ndiqen do të përcaktohen nga mbledhja e Trupit Kordinator Kombëtar.

Mali i Zi ka raportuar që nga fillimi i pandemisë 3588 raste me koronavirus, 2407 persona janë shëruar, ndërsa 62 persona kanë humbur jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here