Standard.al

Jam me Beti Njuma!

0

Nga Dritan Kaba

Nje gazetare sa profesioniste aq e pavarur.. Nje grua kurajoze, nje njeri qe as shitet as blihet, as me rroga Ujesjellesi as me fonde te zeza, as me para projektesh, as me leje ndertimi.
Nje gazetare qe i jep nder ketij profesioni sa human, aq edhe te guximshem.
Nje individ pa asnje turp pergojon, ofendon, shan, kervenon se Beti ben me se miri detyren e saj ne sherbim te informimit te qytetareve.
Keto kercenime nuk jane te parat, por as te fundit qe vijne nga ky pushtet bandash dhe individesh pa asnje moral.
Erion Veliaj sot tregoi se nuk e duron te verteten, se ajo djeg. Atij dhe Rilindjes i duhen llustraxhinj, bojaxhinj, pa emer, pa dinjitet qe jane gati te shesin gjithshka per pak para me shume.
Sot femijet e tu duhet te jene krenare per mamane e tyre. Sot koleget e tu duhet te te kene shembull. Sot profesoret e gazetarise duhet te shtojne nje leksion per studentet me teme: Si nje gazetare dhe drejtuese nuk iu nenshtrua sulmit, presionit dhe kercenimeve te Kryetarit te bashkise se kryeqytetit.
Te falenderoj per kurajon dhe vlerat qe i dhe me shembullin tend te gjithe gazetareve dhe qytetareve te Shqiperise.
P.S. po pres Frrocrat me shoke te leshohen si lukuni ndaj teje. Kjo eshte deviza e marksisteve te rinj: “Ate qe nuk e blejme dot, duhet ta linoçojme me çdo menyre.”

Image may contain: 3 people, including Dritan Kaba, people standing

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.