Standard.al

Apeli i mjekëve italianë: Na duhet ndihma e të gjithëve. Je i fortë, mbaj një maskë…

0

Mjekët italianë që erdhën në Shqipëri përgjatë dy javëve, në kuadrin e një trajnimi, për mjekë shqiptarë në përballimin e pandemisë së Covid-19, i janë drejtuar me një apel qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Ata shprehen se duhet ndihma e të gjithëve për të kontrolluar këtë epidemi të rrezikshme, pasi së bashku jemi më të fortë.

“Gjatë këtyre muajve kemi mësuar të njohim Covid-19. Punuam për ta kontrolluar epideminë por na duhet ndihma e të gjithëve, mjekëve, infermierëve, politikanëve dhe mbi të gjitha e qytetarëve. Së bashku jemi në të fortë.

Nëse numri i të infektuarve rritet, spitalet dhe terapitë intensive nuk do t’i kurojnë dot të gjithë ata që kanë nevojë.

Nëse mendon se je i fortë dhe virusi nuk të tremb, kemi nevojë për ty. Një stil i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm .

Vendosja e maskës nuk të mbron vetëm ty, mbron më të dobëtit dhe komunitetin.

Je aq i fortë sa të lash duart dhe të mbash një distancë sigurie me të tjerët. Je aq i fortë sa të mbash një maskë”, shprehen ata.

Epiki i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile përfunduan dje misionin e tyre në Shqipëri, ku ofruan eksperiencën e tyre për ekipet e mjekëve shqiptarë në spitalet COVID si dhe për menaxhimin dhe organizimin spitalor.

Grupi i ekspertëve zhvilloi veprimtari konsulence dhe ndihmoi me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.