Standard.al

“U ktheva në dhomë dhe gjeta dritaren hapur”: Dëshmia e infermieres së Sanatoriumit, ku u vetëvrā i riu…

0

Efektivë të komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë marrë në pyetje disa pjesëtarë të stafit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas ngjarjes së rëndë, që ndodhi mesnatën e sotme, ku 29 vjeçari Leonard Koça u hodh nga kati i tretw i godinës dhe si pasojë gjeti vdekjen.

Mes bluzave të bardha, ka dëshmuar edhe infermierja që prej ditësh kishte ndjekur pacientin 29 vjeçar nga Durrësi.

Abc News raporton se infermierja ka deklaruar se nuk ka vënë re ndonjë shqetësim nga i riu. Ajo ka treguar më tej se kishte lëvizur nga dhoma për të marrë një medikament dhe kur ishte kthyer kishte vënë re dritaren e hapur dhe menjëherë kishte lajmëruar kolegët e saj.

Më herët, përmes një reagimi, spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” konfirmoi se i riu ishte me COVID-19 dhe po trajtohej prej katër ditësh, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Sipas spitalit, i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej katër ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.