“Rama e sjell vaksinën më shpejt”, zëdhënësja e PD-së reagon pas deklaratës së Veliajt: Dy javë pushime dhe nxirje e bënë…

0
106

Propagandë banale dhe servilizëm i hapur ndaj Ramës, e ka quajtur zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, deklaratën e bërë nga krybashkiaku i Tiranës, Veliaj, një ditë pas shërimit nga koronavirusi.

Duke iu referuar deklaratës së Veliajt, dhënë gjatë një interviste televizive, ku mes te tjerash, tha se “Nëse një ditë do të dalë vaksina dhe do ketë një garë mes kombeve, një lider si Rama do e sjellë më shumë shpejt vaksinën, se një tjetër që njeriu më të famshëm dhe të fortë që njeh është kunati i tij”, Zhupa shkruan se “pasuria që kanë u del e tepron për çdo vaksinë’.

Postimi i Zhupës:

Dy javë pushime dhe nxirje e kanë bërë edhe më kreativ kryeservilin e shefit!

Në kohën që Shqipëria ndodhet në prag të një kolapsi shëndetësor dhe katastrofe, Veliaj sheh shpëtimin tek “dozat” e vaksinës që mund të blejë Edi Rama.

Ndoshta ka të drejtë se pasuria e të dyve mund të dali e të teproj për të blerë çdo lloj vaksine. Megjithatë kjo nuk ndodh, se lekët ju duhen për vota në prag fushate.

Këtë lloj propagande banale nuk ja u besojnë as familjarët e tyre!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here