Standard.al

Përse kemi ekonomi komuniste me pronë private?

0

Nga Artan Fuga 

Shkeputur nga libri i autorit shoqëria Periferike (e ripunuar)

Libri im që bashkë me “Shoqëria Piramidale” formon botimin “Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë” të shtëpisë Botuese Papirus!

Papirus ka menduar ta qarkullojë edhe më vete këtë libër në disa librari si Adrion, Albania, Libri Universitar, Arts Librari (te stacioni i trenit), Librari Shtëpia e Librit te Gjykata, si edhe në disa agjenci online si Plisi, Dita, etj.

Por, kjo nuk është puna ime!

Atje unë jap përgjigje sipas studimeve të mia për pyetje:

Emigracioni e pasuroi apo e varfëroi Shqipërinë?
Shoqëritë Piramidale e dëmtuan ekonominë kur lulëzonin apo kur u fundosën?
Pse Shqipëria me këtë model ekonomik që ka nuk bën dot pa trafikun e shëmtuar të lëndëve narkotike që shkatërron gjithçka?
Pse demokratizimi në Shqipëri u shoqëruar me rrënimin teknologjik?
Qytetet në Shqipëri janë zona urbane apo rurale?
Pse dhe si mbetën me gisht në gojë pa marrë pronat e tyre pronarët e dikurshëm në fshat? Pse i morrën në qytet?
Si u pasuruan shitësit, drejtorët e vegjël dhe sekretarët e partisë të ndërmarrjeve të kohës të komunizmit?
Pse ligji për tokën e shkatërroi përgjithmonë ekonominë dhe shtetin shqiptar?
A ka vërtet vendi një ekonomi tregu? Përse jemi ekonomi komuniste me pronë private?
Përse transformimi i pronës socialiste ishte thjesht një grabitje me ligj e punës dhe mundit të shqiptarëve?
Përse ne fundosim Kosovën dhe Kosova na fundos neve? Si të dalim nga kjo ëndërr e keqe?
Pse në familjet shqiptare baba është bërë fëmijë dhe fëmija është bërë baba?
Përse monstra që po e ha Shqipërinë është pikërisht kulla me shumë kate?
Si e tërhoqi qyteti shqiptarin buzë Lanës si një gropë thithëse që boshatisi territorin?
Si na e bën mendjen dhallë televizori?
Nuk na do Evropa apo ne nuk e duam Evropën? Përse sondazhet janë gënjeshtare?
Përse ne kemi përsëri po atë model eksport-importesh si në kohën e monizmit?
Dhe të tjera përgjigje që kam dashur t’i ndaj me ju!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.