Standard.al

Përparim Spahiu: Masakër financiare nga pushteti vendor, KLSH të nisë urgjent kontrollet

0

Ish deputeti i LSI Përparim Spahiu shprehet ne nje postim ne Facebook se ne qeverine e Rilindjes kane marre jete abuzimet me pushtetin, abuzimet me financat, dhe kjo në mënyrë të qëllimshme.

Spahiu nder te tjera i ben thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit, që me denoncimet e fundit, të nisë urgjent kontrollet në bashkite e vëndit, të kontrollojë dhe padisë penalisht të gjithë ata kryetarë bashkish që abuzojnë me fondet publike.

Postimi i plote:

Shumë nga ne e quajnë qeveri të dështuar ose dështimet e Rilindjes ndërkohe që të gjitha ato që bën janë thjesht abuzime me pushtetin, abuzime me financat, në mënyrë të qëllimshme.

Denoncimet e fundit të bëra për masakrën financiare që po kryhet nga pushteti vendor janë shprehje e shpërdorimit të qëllimshëm, për perfitime financiare, të individëve që nuk bejnë asgjë veç militanitzmit partiak.

Reforma Administrative-Territoriale, nisi si një reformë e rëndesishme, ku shtylla bazë e saj ishte ofrimi i më shumë shërbimeve me më pak kosto duke pasur parasysh ndarjen e vjeter me rreth 390 njësi.

Ndodh krejt e kundërta, sidomos pas zgjedhjeve të vitit 2017 e më vonë vulosur me votimet e 30 Qershorit, jo vetëm që nuk u kursye asgjë por kostot rriten me 92 milion euro.

Skemën e vjetër e të shëmtuar të presionit për votën me ndihmën ekonomike Rilindja e zëvendëson me skemën e punësimeve militantësh me pagë të plotë. Kujtoj shprehjen e famshme: “ne nuk do të vjedhim siç keni vjedhur ju” dhe mbylljen që i bën Sokol Balla: “do vidhni më bukur”.

I takon Kontrollit të Lartë të Shtetit, që me denoncimet e fundit, të nisë urgjent kontrollet në bashkite e vëndit, të kontrollojë dhe padisë penalisht të gjithë ata kryetarë bashkish që abuzojnë me fondet publike.

Skema e punësimit abuziv është lehtësisht e kontrollueshme dhe shqiptarët mund të kenë një panoramë shumë të qartë se çfarë po ndodh dhe si po abuzohet me paratë e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.