Standard.al

Kryegjyshata Botërore jep gjak për fëmijët talasemikë, Meta: Kontribut i jashtëzakonshëm

0

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë.

Meta e ka vlerësuar shumë këtë akt të ndërmarrë në një moment kaq delikat.

“Është me shumë domosdoshmëri të organizojmë një seancë të tillë edhe në ditët e ardhshme, që të ndihmojmë fëmijët që vuajnë nga talasemia apo kanë sëmundje kronike dhe e kanë të domosdoshme dhurimin e gjakut për një jetë sa më normale, – tha Meta. – Falenderoj edhe njëherë Kryegjyshin për këtë përgjigje të menjëhershme, falenderoj shumë besimtarët dhe përfaqësuesit e komunitetit që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me një organizim perfekt.

Jam i bindur se me këtë akt, ata kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për fëmijët dhe bashkëqytetarët që kanë nevojë për gjak për të vazhduar normalisht jetën të pashqetësuar nga mungesa e gjakut.”

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.