I pe? I pashë! Zëre se ti dhashë!

0
113

Nga: Edmond Panariti

I pe? I pashë! Zëre se ti dhashë!

Paratë e kursyera të shqiptarëve, janë thjesht një shifër në kompjuter, një letër e printuar për zotëruesit.
Dhe një kartë banke për të tërhequr me pikatore!
Ky quhet “formalizim” i financave, këtë e dimë dhe e pranojmë.
Por pa tregje aksionesh, kreditim të ekonomisë familjare, ato para nuk përdoren dhe nuk u shërbejnë atyre.
Sepse tjetër kush i përdor dhe u sheh hajrin!
Njerëzit e thjeshtë, rrijnë dhe vështrojnë se si interesat zero të depozitave të tyre, në fakt “gërryejnë” edhe ato pak para të kursyera me mund e sakrifica nga komisionet dhe inflacioni.

Prandaj Henry Ford, shprehej :

Sikur njerëzia ta kuptonte se çfarë ndodh me paratë e tyre, do të na përmbyste që pa u gdhirë..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here