Del video e korrupsionit me koronavirusin/ Tomorri reagon ashpër: Nuk e di a do ketë gjë më të neveritshme!

0
114

Gazetari i njohur i ekonomisë, Klodian Tomorri, ka reaguar pas publikimit të videos së `TVT` ku shfaqet një vajzë e re, e cila i jep sportelistes te sipitali COVID 2  para, për tu kujdesur për të afërmin e saj.

“Nuk e di a do ketë gjë më të neveritshme se kjo video.

Sipas kolegut që e ka filmuar, zonja po i jep 2 mijë lekë rryshfet infermieres që t’i çojë ushqimin familjarit që ajo ka të shtruar me Covid.

Është e neveritshme dhe totalisht fëlliqësirë në çdo aspekt. Por është dëshmia më e qartë, se si sistemi ynë shëndetësor publik ka degraduar totalisht.
Mund të jemi vendi i vetëm në planet ku jepet rryshfet që tu shërbehet pacientëve të infektuar. Dhe nuk është faji i atyre infermiereve që i marrin. Ata apo ato, janë ndoshta ca të keq-paguar, por edhe mjeranë, pasi kjo nuk e justifikon rryshfetin.

Ky është faji i atyre që menaxhojnë sistemin shëndetësor. Nuk e di çfarë ndjen kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë kur shohin këto pamje. Por normalisht duhet t’u vijë turp.

Neveri. Totalisht neveri”, shkruan Tomorri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here