Standard.al

Aida Shtino e revoltuar me ekipin e pandemisë: A i keni trutë në kokë ju?!

0

Më tej ajo ka akuzuar Manastirliun, Piperon dhe Rakacollin, se po i kthejnë të sëmurët në kavie laboratori dhe nuk do të mund ta ndalin turmën e zemëruar të të afërmve të tyre kur t’u vërsuelen.

Reagimi i plotë

A mundet tiu bej nje pyetje doktoreve tane te “çmuar” Perse nuk ju lejojne te semureve me covid qe jane te shtruar ne spital telefon..?????? Kush eshte arsyeja , qe nuk i lejojne te flasin me te afermit e tyre…?????? A jeni ne terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..?????? A i keni trute ne koke, apo ju kane vaksinuar juve perpara, se qe te jeni kaq te pashpirt nuk ma priste mendja kurre…..😠😠😠😠😠

A do ta mbani dot turmen kur tiu versulen, sepse po ju ” zhduken” te afermit!!!!!!!! A jeni ne dijeni se cfare jeni duke bere ?????????? A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni femije e prinder ne shtepi ju ?????????? Kush eshte arsyeja qe nuk ju lini telefon kush??????

Nje gje po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te permbani me turmen e terburar , qe do tiu versulen nga zemerimi , sepse po i ktheni ne kavie laburatori te afermit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i ben dot zap….😠😠😠😠😠😠😠😠😠😠😠😠😠😠😠😠

Gjatë ditëve të fundit, tensionet në spitalet COVID janë shtuar pasi të afërmit e pacientëve janë përplasur me mjekët. Shkak për përplasjet sipas qytetarëve është bërë mungesa e informacioneve për të afërmit e tyre.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 213. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 154 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3142 të infektuar, ndërsa 3616 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.