Vrasjet në Elbasan, RENEA blindon Peqinin…

0
114

Pas vrasjeve të bujshme që kanë tronditur Elbasanin përgjatë javëve të fundit, forcat RENEA kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme kontrolle të imtësishme në qytetin e Peqinit.

Brenda 10 ditëve të fundit të korrikut në Elbasan u vranë Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj miq me njëri tjetrin.

Pas arrestimit të Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit, policia deklaroi se dy vrasjet ishin kryer me pagesë.

Dy personat e arrestuar akuzohen si autorë të vrasjes së Runajt, ndërsa kanë studiuar edhe lëvizjet e shokut të tij Emiljano Ramazani që u ekzekutua pasditen e 20 korrikut.

Për vrasjen e Ramazanit janë arrestuar edhe Seit dhe Albert Manahasa, babë e bir, pronarë të servisit ku u gjet pistoleta e cila sipas ekspertizës është përdorur për ekzekutimin e Ramazanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here