Standard.al

Studimi/ Alimehmeti jep shifrat mbi Covid-19: Për moshat nën 50 vjeç, IFR më e vogël se gripi sezonal…

0

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, ka postuar në rrjetet sociale, një studim, ldihur me përhapjen e virusit te grupmoshat e reja.

Alimehmeti shkruan se duke qënë se IFR-ja e gripit sezonal është rreth 0.1%, mund të shohim fare qartë që moshat deri në 50 vjeç kanë IFR më të ulët se sa gripi sezonal. Sipas tij, për moshat mbi 50 vjeç, risku hipën në mënyrë eksponenciale dhe e tejkalon shumë më shumë gripin sezonal.

“Pra, pavarësisht nga mosha, ruajmë masat e distancimit dhe të higjienës që të ruajmë kryesisht moshat e vjetra! Fatmirësisht, mund të qetësohemi psikologjikisht për fëmijët dhe të rinjtë tanë!

Këto shifra duhet të informojnë edhe politikë-bërësit dhe vendim-marrësit për individualizimin dhe përshkallëzimin e masave sipas kategorive të riskut dhe jo me formatin “e njëjta masë për të gjithë”!”, shkruan Alimehmeti.

Postimi nga Ilir Alimehmeti

❗“Frika është armiku i logjikës”
Cit.: Frank Sinatra

👌 E vërteta del gjithmonë në shesh miqtë e mi!

Është më e ngadaltë se imagjinata, por gjithmonë del në shesh herët a vonë!

🇪🇦 Spanja u godit fort nga COVID-19 dhe ishte shteti i dytë ku shqiptarët i mbanin sytë, jo sepse ishte më mirë se Italia, por sepse për ne ishte më larg se Italia gjeografikisht dhe sociologjikisht.

Që në fillim njerëzit u tmerruan nga përqindjet e larta të vdekjeve, por harruan që shumica dërrmuese e infektimeve nuk zbuloheshin fare.

👉 Kujdes: për të sqaruar këtë duhet të kemi të qarta dy terma:
❌ CFR (case fatality rate) është përqindja e vdekshmërisë ndër rastet e zbuluara (e vërteta e pjesshme).
✅ IFR (infection fatality rate) është përqindja e vdekshmërisë e të gjitha infektimeve totale (e vërteta e plotë).

Shifra e vërtetë është IFR-ja, por që njëkohësisht është edhe më e vështirë të përftohet, do kohën e saj por del herët a vonë.

🇪🇦 Studimi zyrtar kombëtar në Spanjë, i zhvilluar nga Instituti i Shëndetit Publik “Carlos III” në Madrid zbuloi dhe publikoi shifrat e vërteta të infektimeve dhe vdekjeve në Spanjë. (linku në fund të postimit)

✅ —Institutional Review Board of the Institute of Health Carlos III (Register number: PI 39_2020)—

Në detaj IFR-të sipas gjinive dhe grupmoshave të ndryshme janë si më poshtë:

👨 IFR te meshkujt:
👉 0–9 vjeç = 0.00%
👉 10-19 vjeç = 0.00%
👉 20-29 vjeç = 0.01%
👉 30-39 vjeç = 0.03%
👉 40-49 vjeç = 0.09%
👉 50-59 vjeç = 0.38%
👉 60-69 vjeç = 1.50%
👉 70-79 vjeç = 4.95%
👉 ≥80 vjeç = 11.62%

👩 IFR te femrat:
👉 0–9 vjeç = 0.00%
👉 10-19 vjeç = 0.00%
👉 20-29 vjeç = 0.01%
👉 30-39 vjeç = 0.02%
👉 40-49 vjeç = 0.05%
👉 50-59 vjeç = 0.17%
👉 60-69 vjeç = 0.53%
👉 70-79 vjeç = 2.01%
👉 ≥80 vjeç = 4.62%

Siç e dimë, ka një ndryshim shumë të madh të IFR-së në lidhje me moshën.

✅ Duke qënë se IFR-ja e gripit sezonal është rreth 0.1%, mund të shohim fare qartë që moshat deri në <50 vjeç kanë IFR më të ulët se sa gripi sezonal.
❌ Për moshat ≥50 vjeç, risku hipën në mënyrë eksponenciale dhe e tejkalon shumë më shumë gripin sezonal.

————————–

👉 Element tjetër që vërehet në studim është infektimi më i lartë në moshat aktive (20-69 vjeç) në të dyja gjinitë.

❌❌❌ Pra, mos u çudisni me “hije dyshimi” të tipit “TANI PO SËMUREN MOSHA MË TË REJA”! ❌❌❌

Kjo është dinamikë normale e popullatës:
👉 Moshat aktive mbajnë peshën e familjes, punës dhe shoqërisë;
👉 Moshat e brishta (të moshuar dhe fëmijë) mbrohen nga moshat aktive

————————–

❌ Pra, pavarësisht nga mosha, ruajmë masat e distancimit dhe të higjienës që të ruajmë kryesisht moshat e vjetra!
✅ Fatmirësisht, mund të qetësohemi psikologjikisht për fëmijët dhe të rinjtë tanë!

⭕ Këto shifra duhet të informojnë edhe politikë-bërësit dhe vendim-marrësit për individualizimin dhe përshkallëzimin e masave sipas kategorive të riskut dhe jo me formatin “e njëjta masë për të gjithë”!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Për detaje:
https://www.medrxiv.org/conte…/10.1101/2020.08.06.20169722v1

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.