Sot rinia më e braktisur se kurrë! Qeveria dështoi, koha t’i kthejmë shpresën të ardhmes së vendit

0
115

Nga Aleksandër Biberaj 

Sot ishte dita botërore e rinisë, e pjesës më vitale dhe idealiste të shoqërise, e pjesës më të zhvilluar dhe të emancipuar, e asaj pjese që nuk e njeh konformizmin perkundrazi mbart gjithmonë shpirtin rebel, e asaj pjese të shoqerisë që kurrë nuk pranon status-quone por proteston, pasi kërkon gjithmonë të ecet përpara, kërkon më të mirën, kërkon të sfidojë për të ecur sinkron me kohen dhe sfidat e saj.

Rinia shqiptare ishte ajo qe solli ndryshimin e madh ne dhjetorin ’90, rrezoi diktaturen komuniste për 72 orë që pak-kush e kishte menduar në Shqipëri dhe solli pluralizmin politik qe u zyrtarizua me krijimin e Partise Demokratike.

Ka pasur protesta mbresëlënëse të studentëve edhe në vitet 1998 dhe 2018 (edhe ato në dhjetor), protesta që treguan forcen dhe vitalitetin e rinise, ndonëse nuk patën rezultatet për të cilat edhe u inicuan. Protesta e vitit 2018 filloi si proteste model dhe pati masivitet kombetar pasi u shtri ne te gjitha universitetet ne Shqiperi dhe pati edhe perkrahjen e shkollave te mesme, por fatkeqesisht u perça nga ndërhyrja e politikës duke perfunduar pa rezultate konkrete.

Fundi jo i lavdishëm ishte një “Pakt per Universitetin”, një pakt fallco që në fakt nuk solli asgjë, dhe të cilin Edi Rama, si shume gjera te tjera, nuk e zbatoi kurre. Ne si komb kemi pasur një vitalitet rinor, e shprehur kjo edhe në shifrat e larta të përqindjes së popullisë në moshë të re, tregues të cilin fatkeqësisht nuk e kemi më, por gjithsesi jemi akoma komb me moshe mesatare te re, gjë që na bën të shpresojmë dhe besojmë se rinia do te sjelle ndryshimet e nevojshme dhe te aq te domosdoshme per vendin tone.

Ka shumë debate nga sociologët dhe psikologët lidhur me brezin e ri, ku natyrisht shpesh-herë ka edhe kritika, gjithsesi personalisht gjykoj se kemi një brez të ri të shkelqyer, i cili fatmiresisht po shkeputet nga trashegimnia e panevojshme e nje mentaliteti dhe psikologjie te tejkaluar tashme.

E quaj vehten me fat që punoj si profesor me brezin e ri, pasi nga njera anë është sfide dhe pergjegjësi shume e madhe, por nga ana tjeter është edhe kënaqesi dhe privilegj i veçante. Puna me me brezin e ri tenton që të mbajë të ri, dhe kjo është sfidë shumë e madhe. Edhe nëse brezi i ri ka mangësi në formim/edukim apo mungesa nga më të ndryshmet krahasuar me rininë në vendet e zhvilluara, përgjegjësia është komplet e jona, e prindërve, që nuk arritëm këto 30 vite të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë për të gjithë, sidomos për rininë.

Nëse ka dështim spektakolar politika shqiptare, është dështimi me rininë, së cilës duhët t’i kërkojmë pafundësisht falje, pasi fatkeqësisht rinia shqiptare vazhdon të jetë më e harruara, më e papërfillura nga qeveritë dhe politikat qeveritare. Nga vitit 2014, 183 mijë të rinj deri në moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria, dhe sipas të dhënave të Eurostat janë 98 mijë azilantë ekonomikë dhe më shumë 85 mijë emigrant të paligjshëm.

Sondazhet japin shifra të frikshme lidhur me ikjen nga vendi, pasi 79% të të rinjve mendojnë për ta lënë një herë e mirë Shqipërinë, ndërsa raporti i World Economic Forum e rendit Shqipërinë si vendin e dytë më të keq në botë për punësimin e të rinjve, ku përditë e më shumë të rinj profesionistë largohen nga Shqipëria, duke e kthyer vendin tonë në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për numrin e azil kërkuesve në shtetet e BE-së, më shumë se të gjitha vendet e rajonit të mbledhura së bashku. Papunësia e të rinjve vazhdon të mbetet gangrenë dhe një ndër sfidat kryesore, pasi 51% e të rinjve nuk janë as në marrëdhënie pune dhe as në ndjekje të një kursi apo trainimi profesional.

Gjithsesi, pavarësisht situatës, ne duhet te jemi si komb krenar per rininë tonë, për të gjithë ata fëmije emigrantesh apo ata të rinj që studiojne jashte vendit, pasi ata na nderojnë çdo ditë me performancëne tyre të shkëlqyer dhe rezultatet e tyre spektakolare.

Nuk eshte e rastit gjithashtu që sot kemi një plejadë të rinjësh shqiptarë të talentuar në skenën botërore të artit, muzikes, kinematografisë, shkencës dhe sportit, të cilët faktikisht jana ambasadoret me të mirë të kombit dhe na bëjnë krenar cdo dite me suksest e tyre të jashtëzakonshme. Pa dyshim qe jemi komb vital, pavarësisht problemeve tona të brendshme, dhe këtë e tregon më së miri shkelqimi I rinisë sonë, pavarësisht se ndodh në “fushën e huaj”.

Gjithsesi duhet te gjithe bashke te bejme perpjekje maksimale, sidomos politika por edhe biznesi, per ta mbajtur rinine ketu si pasurine me te madhe, nepermjet zhvillimit te vendit, punesimit, rritjes ekonomike dhe modernizimit te arsimit dhe shume e shume reformave te tjera qe prekin direkt interesin e rinise sone, per t’i garantuar asaj një te ardhme me te mire dhe te sigurte, të cilën prindërit e tyre nuk e patën.

*Komenti i autorit shkruar posaçërisht për standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here