Rriten tensionet/ “Politikë asimiluese dhe presion”, Turqia i bën thirrje Greqisë, akuza edhe BE-së…

0
88

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, ka ftuar Greqinë që t‘i japë fund politikës së saj për shkeljen me arsye të ndryshme të të drejtave të arsimit ndaj fëmijëve anëtarë të pakicave, që janë të papajtueshme me ligjet e Traktatit të Paqes së Lozanës dhe që të rihapë sërish shkollat që i përkasin pakicës turke të Trakias Perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aksoy ka dhënë përgjigje me shkrim ndaj pyetjes rreth politikës së Greqisë e cila mbyll sistematikisht shkollat fillore që i përkasin pakicës turke të Trakias Perëndimore.

Greqia në 25 vitet e fundit nëpërmjet “pezullimit të përkohshëm” mbyll sistematikisht pa u këshilluar me pakicën aktivitetet e shkollave fillore që i përkasin pakicës turke të Trakias Perëndimore me arsye të masave të kursimit dhe numrin e pamjaftueshëm të nxënësve, theksoi Aksoy duke njoftuar se shembullin e fundit të kësaj e përbën mbyllja edhe e 8 shkollave fillore të pakicës.

“Kjo praktikë e Greqisë është një pjesë e politikës asimiluese dhe e presionit që vazhdohet prej dhjetëra vitesh kundër pakicës turke në Trakian Perëndimore. Ndërkohë që edhe Bashkimi Evropian (BE) qëndron spektator në shkeljen në mënyrë sistematike të të drejtave të njeriut në një vend anëtar.

Ftojmë Greqinë që t‘i japë fund politikës së saj për shkeljen me arsye të ndryshme të të drejtave të arsimit ndaj fëmijëve anëtarë të pakicave e cila është e papajtueshme me ligjet e Traktatit të Paqes së Lozanës dhe që të rihapë sërish shkollat në fjalë”, ka deklaruar Aksoy i cili ka vënë në dukje se me këtë vendim numri i shkollave fillore të pakicës turke i cili ishte 231 para 25 viteve tashmë është ulur në 115.

Pasi ka vënë në dukje se mbështesin deklaratat e bëra për këtë çështje nga institucionet dhe organizatat e pakicës turke në Trakian Perëndimore, Aksoy nënvizoi se çështjen e kanë sjellë në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave të të drejtave të njeriut.

“Përpjekjet tona në prani të autoriteteve greke për të zgjidhur problemet arsimore të pakicës turke të Trakias Perëndimore do të vazhdojnë me vendosmëri mbi bazën e reciprocitetit të vendosur nga Traktati i Paqes së Lozanës”, ka vlerësuar ndër të tjera Aksoy.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here