Standard.al

Përse Putin i vuri vaksinës emrin `Sputnik V`, arma e fuqishme gjeopolitike dhe ekonomike…

0

Gazeta e madhe italiane `Ilsole 24 ore` nëpërmjet një shkrimi të fundit shpjegon se përse presidenti I Rusisë, Vladimir Putin zgjodhi për vaksinën anti-kronavirus emrin “Sputnik V”.

Pavarësisht debateve dhe mosbesimit që ka për të, zgjedhja e emrit nuk është një surprizë, sipas “Ilsole24ore”. Media italiane shkruan se mjafton që të keni lexuar një biografi ose të keni njohuri për presidentin rus, që të kuptoni nostalgjinë e e  tij për Bashkimin Sovjetik.

Në analizën e lajmit thuhet gjithashtu se vaksina kundër COVID-19 po konsiderohet nga shtetet më të fuqishëm në botë si  një ‘armë’ e jashtëzakonshme gjeopolitike dhe ekonomike.

Vaksina është emërtuar Sputnik, si sateliti i parë artificial i dërguar në orbitën e tokës në 1957 çka shkaktoi përshpejtimin e amerikanëve në garën për hapësirën.

“Sputnik 1 ka intensifikuar kërkimin hapësinor në të gjithë botën”, lexohet në faqen zyrtare të vaksinës ruse.

“Vaksina e re ruse kundër COVID-19 ka krijuar një “moment Sputnik” për komunitetin botëror. Ndaj vaksina është emërtuar Sputnik V” shpjegohet aty, në disa gjuhë të botës, përfshirë atë angleze, kineze, spanjolle, franceze apo arabe”, shpjegon mes të tjerave shkrimi në media italiane.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.