Standard.al

Përplasen dy mjete në Laprakë, plagoset një grua, niset me urgjencë drejt spitalit…

0

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur e lënduar një grua, e cila ishte në drejtimin e një prej mjeteve që janë përplasur mes tyre.

Shtetasja E. P. u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij áksidenti.

“Më datë 12.08.2020, në Laprakë, mjeti me drejtues shtetasin M.B., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen  E.P., e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.