Ja surprizat e kohës për ditën e mërkurë, 12 Gusht 2020

0
114

Ditën e nesërme pritet që vendi ynë të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike. Moti do të nis i kthjellët në të gjithë territorin dhe gradualisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash.

Ndryshe nga sot, nesër pritet që vranësirat në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Por lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet do të arrijnë itensitet mesatar e deri të lartë me reshjet të cilat pritet të jenë në formën e stuhive apo rrebesheve shoqëruar me breshër.

Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale parashikohen me vlera nga 16°C në zonat malore deri 24°C në ato të ulta e bregdetare. Temperaturat e mesditës parashikohen në të njejtat vlera me ato të ditës së sotme me vlera të parashikuara nga 32°C në relievet malore deri në 36-37°C në ato të ulta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here