Grida Duma nxjerr videon: Si po mashtron qeveria me pandeminë

0
111

Ish deputetja e PD-së, Grida Duma ka publikuar ne Facebook videon e gazetarit e News 24 teksa raportoi live duke thene se shifrat e te prekurve me covid-19 jane dyfish me shume nga cfare deklaron MSH.

Duma shkruan se politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët apo për përgjegjshmëri nga opozita, është vepër kriminale.

Postimi i plote:

Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë.

Politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët apo për përgjegjshmëri nga opozita, është vepër kriminale.

Kërkesat janë minimale për përgjegjshmëri dhe menaxhim për të shpëtuar jetë njerëzore, ndërsa qeveria harxhon gjithë mundin për të shpëtuar fytyrën e vet.

Në këtë fatkeqësi të gjithë janë të solidarizuar sepse janë të dëmtuar, të kërrusur nga pasojat e keqmenaxhimit të pandemisë, në jetë e në punë.
Duket qartë, që qeveria po përdor falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë; duke tejkaluar çdo imagjinatë deri në manipulim shifrash.

Duhet kujdes vetjak i secilit sepse shpresat tek detyrat që i takojnë qeverisë janë iluzione të kota.
Çdo qytetar tashmë e di që duhet të mbrohet e sigurojë gjithçka vetë; ashtu si duhet të dijë që duhet ta ndëshkojë këdo që e dëmton kaq rëndë.

https://www.facebook.com/grida.duma/videos/3506387616059270/?t=0

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here