Të shtëna me armë në Lungomaren e Vlorës, çfarë po ndodh

0
120

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e së hënës në qendër të Vlorës, në zonën e Lungomares.

Një i ri nga Vlora dyshohet se është konfliktuar me një tjetër person dhe ka qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pranë një parkimi të një hoteli që ndodhet në shëtitoren e Lungomares.

Dyshime e para janë se konflikti mund të ketë ndodhur me administratorin e hotelit në fjalë.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk është raportuar për persona të lënduar.

Personi i cili ka qëlluar njihet si person me precedentë penalë, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje mbi ngjarjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here