Protestuesit në Liban nuk ndalen me kërkesat, kërkojnë vdekjen ose dëbimin e politikanëve

0
97

Qeveria e Libanit dha dorëheqjen pas shpërthimit shkatërrues të javës së kaluar në Bejrut. Njoftimet për neglizhencë nga ana e zyrtarëve të vendit, sollën një valë të zemërimit publik që iu shtua trazirave të muajve të fundit. Dorëheqja e kryeministrit të vendit dhe kabinetit të tij vijnë ndërsa shumë libanezë janë të shqetësuar se qindra miliona dollarë në ndihma ndërkombëtare mund të përfundojnë në xhepat e të njëjtëve politikanë të cilët ata i mbajnë përgjegjës për katastrofën.

Mijëra protestues u kthyen në qendër të Bejrutit, skenë e protestave që filluan së pari në tetor, dhe thanë se durimi i tyre kishin arritur kulmin.

Disa bënë thirrje jo vetëm për heqjen e klasës politike, por kërkuan që politikanët të vareshin.

Shumë libanezë akuzojnë udhëheqjen e vendit se injoroi paralajmërimet për asgjësimin e mijëra tonëve nitrat amoniumi që shkaktoi shpërthimin.

Shpërthimi gjigant la më shumë se 150 të vdekur, 5,000 të plagosur, dhe 250 mijë shtëpi të shkatërruara.

Nida Hakim ka dalë vullnetare për të pastruar rrugët. Ajo ka lidhur një litar në fshesën e saj.

“Kjo është fshesa që përdor për të pastruar shtëpitë e njerëzve dhe ky litar është për qeverinë që na vrau të gjithëve ne, jo vetëm ata që gjetën vdekjen nga shpërthimi, por të gjithëve ne”.

Pak pasi filluan demonstratat e së shtunës, forcat e sigurisë qëlluan me gaz lotsjellës mbi protestuesit që u përpoqën të thyejnë kordonin rreth ndërtesës së parlamentit.

Protestuesit arritën të sulmojnë ministrinë e jashtme duke shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë. Gjatë natës, njerëz me uniformë rrahën disa nga protestuesit dhe i shpërndanë ata. Megjithatë, protestuesit u kthyen përsëri të nesërmen.

Ata kërkojnë që shpërthimi të hetohet nga një panel ndërkombëtar, duke thënë se nuk kanë besim në qeverinë e tyre.

21 vjeçari Izar Lahoud ka dale për të protestuar me shokët e tij. Ai thotë se politikanët duhet të vriten ose të dëbohen nga vendit.

“Ata kujdesen vetëm për vete, për të fituar para. Ne po vdesim dhe asnjë politikan nuk do t’ja dijë”, thotë Izari.

Komuniteti ndërkombëtar ka premtuar miliona dollarë ndihma. Por në një vend ku ryshfetet dhe keqmenaxhimi kishin nxitur muajt të tërë trazirash para katastrofës, ekziston frika se paratë mund të përfundojnë në xhepat e politikanëve të korruptuar. /Voa/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here