Standard.al

Politikani shqiptar që ka gjashtë super “Mercedes” në pronësi…

0

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publik në Kosovë në vitin 2020.

Natyrisht, vëmendja e gjithsecilit shkon tek deklarimi i Behgjet Pacollit, ish-ministrit të Punëve të Jashtme që konsiderohet si njëri ndër personat më të pasur në trojet shqiptare.

Në Agjensinë Kundër Korrupsionit ai i ka deklaruar gjashtë makina të tipit “Mercedes” të vlera të ndryshme, por gjithsesi super-luksoze.

Dy nga makinat e kësaj marke kapin shifrën e 200 mijë eurosh, një 50 mijë, një 45 mijë, një 38 mijë dhe një 30 mijë.

Të gjitha këto makina janë të deklaruara në emër të Pacollit, dhe prejardhja e pasurisë është deklaruar se ka ardhur nga jashtë Kosovës.

Përveç kësaj, si çdo vit tjetër Pacolli ka deklaruar edhe avionin e tij privat, i cili kap vlerën e 9 milionë e 900 mijë eurove.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.