Standard.al

Një rajon në Brazil planifikon të bashkëpunojë me Rusinë për të prodhuar vaksinën e Covid-19

0

Qeveria në shtetin e Paran në Brazil planifikon të nënshkruajë një marrëveshje me Rusinë, për të prodhuar një vaksinë ndaj Covid-19, tha drejtori i Institutit të Teknologjisë Parana (Tecpar) të martën në komentet e transmetuara në kanalin kabllor të lajmeve GloboNews.

Më herët, të martën presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia ishte bërë vendi i parë në botë që ka dhënë OK për të bërë testimin për miratimin e një vaksine ndaj koronavirusit.

Moska tha se do të prodhojë shumë shpoejt vaksinën ndaj koronavirusit.

Ekspertët vlerësojnë se vaksina mund të përdoret masivisht në përdorim, deri në fund të vitit.

Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, tha se vaksina, e cila do të tregtohet me emrin “Sputnik V” në tregjet e huaja, do të prodhohet pjesërisht në Brazil.

Brazili është aktualisht shteti i dytë në botë për nga numri i të infektuarve me Covid-19, pas Amerikës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.