Këshilli i Ambasadorëve kërkon një ekip të ri negociatorësh për bisedimet me Greqinë…

0
106

Pas deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm Dendis, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shpërndarë sot një deklaratë përmes së cilës i bën thirrje qeverisë shqiptare që të konsiderojë me seriozitet situatën e re të krijuar nga marrëveshjet detare të Greqisë. Në funksion të mbylljes së kësaj çështjeje edhe nga vendi ynë, kërkohet ngritja urgjente nga qeveria jonë e një ekipi të ri negociatorësh profesionistë dhe pa paragjykime partiake. Këshilli vlerëson gjithashtu, se ka një mungesë transparence nga qeveria shqiptare, ndaj së cilës apelon për qasje krijuese dhe jo mekanike.

“Ministri i Jashtëm grek, zoti Dendias ka pohuar publikisht se Greqia do të kërkojë rifillimin e negociatave për një  Marrëveshje mbi Detin dhe me Shqipërinë, pas  anullimit nga Gjykata Kushtetuese më 2010 të Marrëveshjes së nënshkruar me 2009 dhe dështimit të dy tentativave të tjera më 2017/2018.

Me këtë rast, duke marrë shkas nga mungesa e transparencës publike mbi këtë çështje me ndjeshmëri të jashtëzakonshme politike dhe publike, KASH i kërkon  qeverisë dhe të diplomacisë sonë për ta vlerësuar drejt e në kohën e duhur këtë moment të ri përcaktues në marrëdhëniet me Greqinë fqinje. Kjo kërkon gjithashtu të jemi të përgatitur me kohë, me alternativa të përditësuara konkrete dhe bindëse, të bashkërenduara me të gjitha institucionet më të larta dhe instancat e tjera përkatëse.

Për këtë qëllim, nevojitet të fillojnë sa më shpejt në formatet e duhura konsultimet, shkëmbimi i ideve dhe mendimeve profesionale mbi alternativat paraprake me grupet e ekspertëve, pa paragjykime partiake, politike apo të tjera, në fushat juridike, ekonomike, ushtarake, teknike, të sigurisë, etj.

Mbi atë bazë, mund të bëhet mbi kritere më objektive përzgjedhja dhe krijimi i një ekipi të ri negociator gjithëpërshirës, kompetent dhe i specializuar për këto çështje”, thuhet mes të tjerave në deklaratën e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here