Italia sekuestron 10 mijë maska të eksportuara nga Shqipëria…

0
127

Guardia di Finanza dhe Zyra Doganore në portin e Ankonës në Itali kanë sekuestruar së fundmi një sasi prej 10,000 maskash pëlhure që vinin nga Shqipëria, për tregues të rremë të origjinës.

Siç raportojnë këtë të Martë mediat italiane, gjatë kontrollit të mallrave, u konstatua mungesa e indikacioneve për vendin e prodhimit të maskave.

Në paketimin e maskave, indikacionet ishin në italisht, ç’ka dyshohet se do të tregtoheshin në shtetin fqinjë, por mungonte informacioni mbi vendin e prodhimit.

Duke pasur parasysh që kjo korrespondon me mundësinë e dukshme të mashtrimit të konsumatorit në lidhje me vendin e vërtetë të prodhimit të maskave, konform legjislacionit italian, u krye konfiskimi i mallit.

Në Qershor, media italiane raportuan për sekuestrimin për falsifikim, po në portin e Ankonas, të 2300 veshjeve laboratorike dhe 10 mijë pajisjeve sanitare njëpërdorimshme të cilat shënonin në etiketë “Made in Albania”. Edhe në këtë rast, maskat u importuan nga Shqipëria. /Boldnews.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here