Hyrja ushtrisë serbe në Kosovë, Hoti takim me krerët e institucioneve të sigurisë…

0
90

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbledhur sot në një takim online krerët e institucioneve të sigurisë.

Mësohet se temë e takimi ka qenë hyrja e ushtrisë serbe brenda territorit të Kosovës dhe shqetësimet e ngritura nga banorët të cilët jetojnë në zonën kufitare të Karaqevës, ka bërë që kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, të mbledhë sot të gjithë krerët e institucioneve të sigurisë në Kosovë përmes një video-konference.

Deri tani mësohet se në takim është biseduar për gjendjen e përgjithshme në vend dhe për bashkërendimin e veprimeve institucionale në fushën e sigurisë.

Prezent në këtë takim virtual kanë qenë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here