Standard.al

Covid-19/ Dasho: Të infektuar janë dyfishi i raportimeve të Ministrisë, nuk ka strategji konkrete, vetëm fjalë

0

Në një intervistë për Ora News, mjeku Erion Dasho u shpreh se për koronavirusin u hartuan nga të gjitha vendet strategji, por strategjitë e vendit tonë kanë ngelur vetëm në letër.

Ai tha se kemi arritur në është pikë ku shqipëria me 2.7 mln banorë, ka numër më të lartë vdekjesh për se sa Gjermania me 80 milionë banorë.

Erion Dasho: Për koronavirusin u hartuan nga të gjitha vendet strategji, por strategjitë e vendit tonë kanë ngelur vetëm në letër. Prandaj kemi arritur në është pikë ku Shqipëria me 2.7 mln banorë, ka numër më të lartë vdekjesh se sa Gjermania me 80 milionë banorë. Kjo flet për mungesë strategjie dhe për dalje nga kontrolli. Ne nuk kemi më kontroll mbi Covid-in. Duke parë përvojën  muajve të kaluar kam frikë se edhe kjo strategji do të mbetet brenda fjalëve dhe jo veprimeve.

Ne në prill filluam të eksperimentojmë me masat, ku dilnin gratë me fëmijët, pastaj gratë me burrat. Masat që komunikoheshin të premten për të shtunën pa i dhënë mundësi njerëzve për të planifikuar jetë. Prandaj shqiptarët nuk kanë besim më të qeveria. Sot shqiptarët ndodhen përballë një rreziku. Për mua kjo është një situatë shqetësuese, numrat janë të rritje dhe duke mos testuar, kemi krijuar një situatë paradoksale. Në të dyja spitalet Covid, ka një numër personash që dyshohen me Covid, por që presin përgjigjen dhe pastaj testi u del negative, sepse mund të jenë paraqitur në një stad të avancuar të sëmundjes ose testi është i cilësisë së dobët.

Për Dashon ministria e Shëndetësisë raporton për 125 të shtruar, ndërkohë që janë më shumë se sa dyfishi i këtij numri, nga të cilët 125 janë të konfirmua, ndërsa 150-170 janë të numëruar.

Erion Dasho: Sot ministria e Shëndetësisë raporton për 125 të shtruar, ndërkohë që janë më shumë se sa dyfishi i këtij numri, nga të cilët 125 janë të konfirmua, ndërsa 150-170 janë të numëruar, që kanë shenjat klinike të covidit. Ata kanë ardhur për Covid, por testi u ka dalë negativë. Këta persona e kanë ezauruar kapacitetin e spitaleve Covid dhe çdo kërkesë tjetër për kujdes spitalor do të përballohet me kujdes nën ato optimalin sepse nuk kemi parë trajnime dhe spitalet Covid 3 dhe 4. Pra, mua kjo situatë më shqetëson se nuk shoh një strategji konkrete, por vetëm fjalë.

Dasho shtoi se duhet rritur numri i testimeve në 2000-5000 dhe se duhet futur në lojë mjeku i familjes dhe pajisja me pajisje që masin nivelin e oksigjenit në gjak.

Erion Dasho: Duhet rritur urgjentisht numri i testeve. Sot u raportua se numri i testeve do të arrijë deri në 1000. Për mua është shumë pak. Duhet të ketë nga 2000-5000 teste në ditë për kontrollin e përhapjes së virusit dhe situatës. Pa e njohur situatën nuk mund të merren masa. Praktika botërore nga ana tjetër ka treguar se mjeku i familjes i trajnuar dhe në një familjar që tregon kujdes me një pajisje që mat oksigjenin në gjak mund të përmbajnë virusin. Personat që nuk kanë shenja të shprehura, mund t trajnohen në spitale rajonale, që edhe këta duhet të trajnohen. Nuk ka pse çdo pacientë me Covid të sillet në Tiranë larg familjes dhe sepse mjeku nuk mund të prioritarizojë mjekimin e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.