Coronavirusi na bëri të barabartë para tij!

0
124

Nëqoftëse para ligjit, prokurorit, gjykatës, administratës nuk jemi të barabartë, para virusit të ri nuk ka privilegje!

Deputetë, kryetar bashkish, kryetar shtetesh, miliardier, konçensionar etj, megjithëse kanë imunitet para ligjit, para coronavirusit janë njerëz si gjithë të tjerët.

Në kohët kovidiane kemi parë deputetë që ligjin e kanë vetëm për të na e plasur fytyrës NE POPULLIT, kemi parë të ndershmen e devotshme dhe të pasurën e mëshirueshme Vilma Nushin të jetë njësoj si NE POPULLI para virusit të ri.

Pamë kryetarin e bashkisë Tiranës, që na ka bastarduar rrugët Tiranës, ka betonizuar ato pak hapësira që kishim, ka vjedhur në mënyrën më sfiduese taksat tona, ka shkatërruar qytetin, historinë, traditat e gjithçka, pasi është imun para “drejtësisë drapër” të re gjoja, por para coronavirusit nuk është imun!

Zoti egziston, hera herës na sjell prova se është pranë nesh!

Ilir Allkja
Mjek

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here