Berisha: Shikoni si i shkatërrojnë bizneset në mes të Tiranës…

0
103

Sikur të mos mjaftonte kriza e pandemisë, që u mbylli qepenat bizneseve për javë të tëra, një krizë e re u ka trokitur tashmë në derë një pjese të mirë të tyre, që operojnë në të dy krahët e Rrugës së Durrësit në Tiranë. Këtë radhë, krizën ua ka shkaktuar bashkia e Tiranës, e cila po kryen punime të thella në rrugë dhe e ka bllokuar atë.

Thirrja për ndihmë e një biznesmeni në këtë segment kryesor të Tiranës “jemi në pikë të hallit”, e ka nxitur ish-kryeministrin Sali Berisha ta publikojë shqetësimin e tij me këtë shënim: “Shikoni videon dhe lexoni mesazhin se si i shkatërrojnë bizneset në mes të Tiranës,” nënvizon Berisha.

Doktor, përshëndetje. Uroj të jesh mirë me shëndet.

Kam një biznes butik në Rrugën e Durrësit në Tiranë.

Kemi mbi dy javë që jemi në këtë gjendje siç e shikon në videon që ta nisa.

Sapo likuiduam taksat, na vendosën traun te Zogu i Zi dhe na bllokuan. Punojnë dy punëtorë, një nga dy orë në ditë.

Do të kërkoj ndjesë për shqetësimin, njëkohësisht të lutem pasqyroje se jemi në pikë të hallit. Ju lutem!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here