Shehu: Qeveria nuk ka një strategji për Covid-19, sot jemi më keq, e vetmja zgjidhje, dorëheqja

0
119

Në një intervistë për Ora News, mjeku Tritan Shehu u shpreh se qeveria nuk ka asnjë strategji për Covid-19.

Shehu tha se komiteti i teknikëve nuk kishte epidemiolog dhe se priste atë që thoshte kryeministri.

Referuar situatës së tanishme, Shehu shtoi se ka më shumë vdekje dhe të shtruar në spitale.

Shehu: Qeveria nuk ka një strategji. Sot jemi më keq se ne fillimin e mbylljes dhe hapjes. Ne nuk kemi pasur një strategji të qartë. Komiteti ynë që u krijua nuk kishte epidemiologë dhe priste atë që do të thoshte kryeministri. Pamë një komitet që nuk bëri asnjëherë një debat me kryeministrin. I gjithë mekanizmi drejtues nuk funksionoi. E vetmja gjë që funksionojë kanë qenë vetëm mjekët.

Për mua nuk ka pasur asnjë strategji prandaj jemi sot këtu. U ndaluan testimet me policë. Pse u bllokuan? Tani nuk mund t’i bëhen gati situatës. Tani dëgjoj që duhet mjeku i familjes. Pse u la jashtë mjeku i familjes? Se sot ai nuk mund të jetë gati sepse është i patrajtuar. Nga ana tjetër kemi spitale me pak shterët dhe me pak pajisje. Sot kemi më shumë të shtruar dhe të vdekur. Shto këtu që kemi një personel mjekësor të kontaminuar.

Për Shehun duhet krijuar një strategji e re në raport me krizën shëndetësore që po kalon vendi.

Shehu: Tashmë kërkohet që të krijohet një strategji të ri në raport me krizën shëndetësore që po kalon vendi. Unë do të thërrisja ekspertët më të mirë nga Itali me kontratë pune për 1 vit. Do të stimuloja gjithë laboratorët që të bëjnë të gjithë testimet për Covid-19, për të arritur së paku 2000 testime PCR në ditë dhe mijëra serologjike.

Në lidhje zgjidhjen e kësaj situata, Shehu u shpreh se kjo ka vetëm një përfundim, dorëheqjen e qeverisë.

Shehu: Kjo qeveri ka frikë nga transparenca. Shkenca kërkon diversitet. Nëse do të mbyllemi në këtë mënyrë do jemi sikurse jemi sot. Sot në perëndim mund të shkosh edhe në farmaci dhe të bësh testime. Ne sot jemi në një katastrofë shëndetësore nga frika dhe centralizimi, duke u shndërruar në delen e zezë të Covid-19. Kjo duhet të ketë vetëm një përfundim, dorëheqjen e qeverisë. kjo qeveri thotë obobo do të bëhemi më keq dhe nuk bën asgjë, me një kryeministër që zhduket, duhet të japë dorëheqjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here