Salianji: Lleshaj është gjenerali Zhvejk i Ramës, krimi në revansh me policinë, situata e pasigurt për qytetarët

0
156

Në një intervistë për RTV Ora, ish-deputeti i PD-së, ERvin Salianji tha se krimi po bën revansh kundrejt policisë së shtetit.

Për Salianjintashmë situata është e pasigurt për qytetarët se qeveria është një me bandën dhe krimin.

Ervin Salianji: Ne qeverisja e PD-së ngjiste shkallë, nuk i ngjiste sikurse donim ne, por të paktën nuk binte në pikiatë. Z. Lleshaj është gjenerali Zhvejk i Ramës, ashtu i mat krimet dhe vrasjes. Këta po vjedhin dhe po bëjnë në realitet atë që është e pamenduar. Krimi është në revansh kundrejt policisë së shtetit. Po e shikojmë edhe me rastin e Elbasanit se si bëhen vrasjet me njerëz që janë lidhur me PS-së. Policia nuk ekziston.

Fuqizimi ekonomik i krimeve është shumë i madh në qytete, ndërsa krimi i rrugës dhe shantazhet janë rritur. Krimi i organizuar është sofistikuar sa DASH ka thënë se është qendër operacionale e trafikut të drogës në Evropë. Ato shifra që ka publikuar ushtari Shvejk i qeverisë janë shifra në pandemi. Tashmë situata është e pasigurt për qytetarët se qeveria është një me bandën dhe krimin.

Salianji u shpreh se Rama bëri show me pandeminë dhe tashmë është zhdukur.

Ervin Salianji: Pandeminë e bëri show dhe mendoi se izolimi do të shpëtonte dhe bënte manipulime për të nxjerrë Shqipërinë të parën në botën për numrin e vdekjeve. Tashmë është zhdukur dhe spitalet janë bërë qendër infektimesh. Tani kur ka nevojë për ndërhyrje dhe shërbime, qeveria pothuajse është inekzistente. Të gjithë që na marrin në telefon dhe thonë se nuk ekziston shërbimi i spitaleve. Ky është faji i sistemeve që Rama ka ngritur dhe ka lënë qytetarët të mëshirë të fatit.

Referuar shëndetësisë, ai tha nëse shërbimi këtu është kaq i mirë pse disa ikin për kurim jashtë vendit.

Ervin Salianji: Nëse shëndetësia ëhstë kaq e mirë këtu pse duhet të shkojnë jashtë shtetit këta dhe pse duhet të lihet një aset si skulptori i nderuar që të ikë nga kjo jetë. Këtu shërbimi spitalor nuk është i mjaftueshëm. Këtu përgjegjësia e qeverisë është që vatra janë shndërruar qendrat shëndetësore. Ndërsa ne ekonomi, qeveria po u merr qytetarëve dhe ua jep oligarkëve. Çdo sektor është pothuajse bosh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here