“Rizgjohet” pas katër shekujsh vullkani në Indonezi, zhyt vendin në errësirë…

0
145

Një shpërthim i madh vullkanik ka ndodhur këtë të hënë në malin Sinabung në Indonezi, duke hedhur në erë materiale vullkanike deri në 5 mijë metra lartësi si dhe duke zhytur fshatrat përreth në errësirë totale.

Mediat e huaja raportojnë se fatmirësisht nuk ka patur viktima apo të plagosur, por njerëzve iu është kërkuar që të qëndrojnë të paktën 5 kilometra larg kraterit për të shmangur rrezikun e llavës.

Vullkani qëndroi “i heshtur” për më shumë se 400 vite, përpara se të shpërthente në vitin 2010, ku humbën jetën dy persona.

Rajoni është i prirur për trazirat sizmike për shkak të vendndodhjes së tij në “Pekinin e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here