Raporti i OBSH për Shqipërinë, Klajda Gosha: Duhet veprim imediat për të zgjidhur kujdesin shëndetësor

0
86

“Raporti i OBSH për Shqipërinë është tepër shqetësues dhe kërkon një veprim imediat për t’i dhënë zgjidhje kujdesit të shëndetit publik në vend, sidomos me situatën e Pandemisë”.
Kështu deklaron ish-ministrja e Integrinit Klajda Gjosha në një postim në rrjetin social Facebook.

Ish-deputetja ngre shqetesimin marrë shkas edhe nga raporti i OBSH për Shqipërinë, që theksonte se Pandemia e Covid-19 ka lënë pa trajtim mjekësor shumë të sëmurë me pathologji të tjera.

Raporti nënvizon se:
“Duhet theksuar se shpenzimet publike për shëndetësinë si pjesë e PBB-së janë më të ulëta në Shqipëri (2.97%) sesa në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore, dhe parashikimet për vitet 2020-2022 tregojnë një ulje të lehtë në 2.94% deri në vitin 2022. Kjo tendencë është veçanërisht shqetësuese nëse duhet të ndërtojmë dhe të fuqizojmë një sistem shëndetësor më të mirë. Projeksioni i OBSH për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë e përgjithshme publike. Rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%. Roli i rëndësishëm i kujdesit parësor në përgjigjen dhe shërimin e COVID 19 është i rëndësishëm”.

Përtej kësaj është e rëndësishme që qeveria të kuptoj se menaxhimi i situatës me Pandeminë po dështon sektorin e shëndetësisë, edhe atë ekonomik. Gjatë gjithë kësaj kohe jam munduar të bëj disa konstatime që kërkojnë një ndërhyrje urgjente:
1. Nuk ka asnjë protokoll se si pranohen pacientët që kanë nevojë për shtrim në spital. Në të shumtën e rasteve duket sikur veprohet me hamendësime!
2. Të gjitha spitalet, përtej Infektivit dhe Senatoriumit, duhet të plotësohen me Epidemiolog. Kjo është mjaft e rëndësishme edhe për maternitetet ku vijnë në jetë me dhjetra fëmijë, që janë të rrezikuar që ditën e parë të jetës, nga mungesa e protokolleve strikte dhe kontrollove nga njerëzit e specializuar.
3. Ne shpesh herë përqëndrohemi te mungesa e mjekëve, ndërkohë që mungesa e sanitareve është shumë e theksuar dhe në këto momente të vështira dhe shtimi i këtij personeli është absolutisht parësor.
4. Ne kemi nevojë për një testim të popullatës në masë për të kuptuar se sa të prekur jemi dhe më pas të kemi strategjinë e parandalimit.
Përtej të quajturit të mjekëve heronj, ata më shumë kanë nevojë për infrastrukturë, respekt, shpërblim financiar dhe protokolle të mirë përcaktuara për të kryer sa më mirë detyrën e tyre.
Fjala ‘Hero’ nuk mjafton për t’i ndihmuar mjekët në punën e tyre, ndaj shtimi i buxhetit duke i dhënë sektorit të shëndetësisë rëndësinë që meriton, ndihmon mjekët dhe përmirëson jetën e qytetarëve!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here