Martin Henze i kthehet ambasadorit Soreca: Qëndrimi juaj po dëmton Shqipërinë dhe reputacionin e BE

0
142

Martin Henze, Kryetari i Këshillit Ekonomik në CDU-në e Veriut në Gjermani, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit të BE, Luigi Soreca lidhur me investimet e komunitetit europian në Shqipëri.

Henze shkruan se është e vërtetë që BE ka investuar në Shqipëri, por pjesa më e madhe e këtyre parave janë përdorur për korrupsion. Ai kritikon ambasadorin e BE, i cili me heshtjen e tij ndaj keqqeverisjes nuk ka ndihmuar Shqipërinë.

Duke komentuar në statusin e Ambasadorit të BE ku flitet për 1.15 miliardë euro që u dhanë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti shkruan: “Ambasador, konferenca u organizua nga Komisioni i BE-së dhe Parlamenti i BE-së dhe kjo është një gjë e mirë. Për më tepër, ka njëqind milion euro nga Gjermania. Fatkeqësisht shumë para kanë rrjedhur në kanale korruptive të administratës së qeverisë në Rama.

Ambasador, qëndrimi juaj jokritik ndaj korrupsionit të qeverisë “Rama” dhe mosfunksionimit të shtetit kushtetues dhe reformës antidemokratike zgjedhore nuk është i mirë dhe dëmton reputacionin dhe besueshmërinë e BE-së”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here