Standard.al

Historia e trishtë e profesor Klement Qerimit: Nga humbja e shtëpisë, shikimit e deri te vdekja nga Covid

0

Sot më 10 gusht ndërroi jetë nga Covid-19 profesori i universitetit Politeknik të Tiranës, Klement Qerimi.

Qerimi kishte disa ditë i intubuar në spitalin Infektiv, por historia e tij e dhimbshme nuk fillon këtu.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, pedagogu i Politeknikut Klement Qerimi humbi jo vetëm banesën ku jetonte prej 30 vitesh, por edhe shikimin.

Retina e syrit të djathtë iu dëmtua teksa po zhvendoste në errësirë orenditë nga godina 15 në Qytet Studenti.

Ndërkohë, Qerimi aso kohe apelonte për ndihmë që t’i rikthehej shikimi, duke qenë se operacioni nuk mund të kryhej dot në vendin tonë.

Qerimi: U godita nga një mobilie në retinën e syrit të djathtë. Këtë e kam syrin tim aktiv, se syrin e majtë e kam me probleme që nga lindja. Në Shqipëri mjekët e kanë të pamundur t`i rikthejnë shikimin e plotë. Shpresë ka gjetur në një spital në Izrael.

Ai kërkonte ndihmën e institucioneve shqiptare, pasi e kishte të pamundur financiarisht të përballone ndërhyrjen.

Qerimi: Nuk e di sa do të kushtojë sepse do të bëhet një vizitë, analizë nga klinika të specializuara dhe atje do të përcaktohet. Kërkoj nga shteti shqiptar të më trajtojë për shërimin e dritës së syve, ta mendojnë sikur është një pjesëtar i familjes së tyre./Oranews.tv

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.