“Është për të vënë kujën”/ BE nuk hap negociatat, Mehmetaj nxjerr foton: Ja çfarë thoshte Rama në 16 qershor…

0
116

Ish deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj ka publikuar ne Facebook nje deklarate te muajit qershor te kryeministrit Rama teksa tallej dhe ironizonte per 15 kushtet e vene nga BE para hapjes se negociatave per Shqiperine.

Sot duket se Rama dhe qeveria e tij kane marre pergjigjen e merituar, me vendimin e BE per te mos rihapur negociata per vendin tone por vetem per MV.

Postimi i plote:

Më datë 19 qershor të këtij viti Kryeministri Edi Rama shkroi këto fjalë në Twitter :

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus?
E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës! Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato”.

Ndërsa sot Suszane Shutz, Drejtoreshë e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashmte Gjermane, është shprehur kështu:

“Ne synojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë gjatë presidencës sonë të Këshillit”

Nuk duhet shumë mund për të krahasuar këto dy deklarata e për të dalë në përfundimin se Rama është bërë njësh me gënjeshtrat e tij.

Nëse nuk do jetoje në Shqipëri e do dëgjoje e lexoje vetëm ato qo thotë Rama, vendi ynë do i kishte hapur negociatat së paku 3 vite më parë, do kishim së paku 3 aeroporte, rrugë e tunele të reja, korpuse universitare, 300 mijë vende pune më shumë se në 2013-ën, spitale si të Amerikës, pensione të krahasueshme me Suedinë e Danimarkën, etj, etj…

Pra e thënë shkurt, gënjeshtrat e propaganda e Ramës e kanë kaluar tani edhe fazën e humorit e janë bërë për të vën kujën.

Ps. Kështu si vajti puna të vjen keq edhe Pinokun ta krahasosh me Ramën… Se Pinoku, si përfundim, mësoi se sduhej të gënjente e u bë fëmijë i mbarë.

Fotografia e Kejdi Mehmetaj
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here