Ekipi i tij do të fillojë stërvitjen por Maradona nuk do të jetë në fushë, ja arsyeja

0
107

Gimnasia është e gatshme të rikthehet në fushë për të filluar përgatitjet për sezonin e ri.

Sidoqoftë drejtuesi i grupit Diego Armando Maradona mund të mos jetë.

Motra e Pibe de Oros ka testuar pozitive për Covid-19 prandaj Pablo Del Compare menaxheri shëndetësor i klubit e ka këshilluar Maradonën që të mos shkojë në terren të paktën derisa të marrë rezultatet e testit të cilit do ti nënshtrohet në ditët në vazhdim.

Mjeku i ekipit paralajmëron Maradonën

‘Maradona ende nuk ka bërë tamponin- komenton Del Compare- padyshim që të martën do ta kryej. Këshilla ime është që në këtë fazë të parë Maradona të mos shkojë në stërvitje.Si subjekt ai hyn në grupin e rrezikut. Ka shumë faktor që mund të rrezikojë shëndetin e tij në rast infeksioni: pësha e trupit, presioni i lartë i gjakut. Dhe për më tepër ai është operuar kohët e fundit si dhe është në prag të 60-ve. Ne e këshillojmë atë të mos hyjë në fazën e parë e cila do të kërkojë përpjeke fizike duke ditur se Diego është një person shumë special’.

Del Compare foli dhe për masat që do të miratohen për skuadrënai thotë: në kampus kemi kryer të gjithë tamponat. Tani do të fillojnë testet serologjike’.

Ndërkohë që motra e Maradonës që ishte asimptomatike gjendja e saj është e mirë.

Ajo përfundoi izolimin e saj në Argjentinë pa ndonjë nevojë për trajtim specifik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here